Këngëtari i njohur Butrint Imeri kohët e fundit është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në rrjet.
Dy javë më parë ai publikoi disa foto nga pushimet e tij në Meksikë, ku në njërën prej tyre shfaqet goxha i buzëqeshur krahë një bukurosheje brune të veshur me bikini.
Mirëpo artisti i shtoi akoma më shumë zërat se lidhja e tij është serioze dhe se do të martohet së shpejti, teksa publikoi një foto nga dasma e vëllait të tij.
Së fundmi ai bëri një postim në InstaStory, ku krahas fotos së tij me një buqetë në dorë shkruan:
“Mu lëshua rendi për nuse”.
Kujtojmë gjithashtu që Butrinti është përfolur gjithmonë për romancën e tij me Kiara Titon, të cilën ai e pranoi publikisht disa kohë më parë se mes tyre ka pasur një lidhje dashurie.