• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jorida Tabaku: PD nuk duhet të hapë procesin e zgjedhjeve për kryetar, na duhet kohë që ne të reflektojmë

06/04/2023
in Politikë
Jorida Tabaku: PD nuk duhet të hapë procesin e zgjedhjeve për kryetar, na duhet kohë që ne të reflektojmë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në datat 5 dhe 6 qershor grupimi i demokratëve që mbajnë logon e PD, do të mbledhin fillimisht grupin parlamentar dhe më pas kryesinë, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e kësaj force politike dhe drejtimin e saj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Jorida Tabaku, e cila në cilësinë e nënkryetares mban pozicionin më të lartë në Partinë Demokratike, në një intervistë për Vizion Plus sqaron se ajo do të mbrojë idenë që PD të mos hapë garën për kryetar në këtë moment.

“Une mendoj qe te marten kryesia nuk duhet te hape garen per kryetarin e PD. Kryesia ditën e martë duhet  të gjykojë për një proces i cili na lë kohë që ne të reflektojmë, na lë ne kohë që të fillojmë të kontaktojmë me njerëzit, të flasim me njerëzit. Kemi qenë në një ngërc të jashtëzakonshëm edhe me prezencën tonë në terren ”, u shpreh Tabaku.


Tabaku gjykon se PD duhet të marrë kohë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, problemin e çarjes së partisë, të shohë gjendjen e strukturave para se të zgjedhë kryetarin. Tabaku ka preferuar të shmangë komentet për rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë për të marrë sërish drejtimin e PD, duke theksuar se në gjykimin e saj një drejtim i përkohshëm kolegjial do të ishte zgjidhja më e mirë.

 “Une e kam degjuar me kujdes ne disa prej deklaratave qe ai ka bere neper qytetet po nuk e kam degjuar qe ai te jete shprehur kaq qarte. Une mendoj që ne duhet të lëvizim nga kjo gjuha që nuk më pëlqen ky dhe nuk më pëlqen ai. Unë mendoj që për momentin PD nuk duhet të hapë procesin e zgjehdjeve.

Duhet te kete nje grup me 3 persona te cilet do ta cojne PDn e menyre natyrale ne zgjedhje. Gabimi që ne kemi bërë që pas cdo humbje ne kemi rizgjedhur kryetarin mendoj që na ka dëmtuar . Nuk duhet të nxitojmë në këtë proces”, tha Tabaku. 


Sipas Tabakut, PD duhet të lexojë rezultatet e 10 viteve të fundit e të ndryshojë.


 “Kemi nevoje te nisim nje proces reflektimi, per ta hapur partine demokratike, për të ndryshuar mënyrën si merren vendimet në parinë demokratike. Për ta bërë PD një forcë të mirëfilltë politike, e cila është e shtrirë në mënyrë kapilare në terren dhe jo një forcë elektorale, që sa herë ka zgjedhje ne fillojmë e angazhohemi.

Opozita e gjatë na ka detyruar në fakt që në territor të kemi më pak prezencë se sa kemi pasur. Dhe së fundmi për ta bërë PD një parti që iu drejtohet të gjitha shtresave”, shtoi ajo.


Deri tani brenda grupimit që mban logon e PD janë dy grupime, njëri grupim pjesë e të cilit janë Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, të cilët mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjes së kreut të PD dhe një grupim tjetër i cili gjykon se duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike.

Por ndërsa vendimi për të ardhmen e PD ende nuk është marrë, ish-kryetari i saj, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me strukturat, duke prezantuar programin e tij për drejtimin e PD.

Mbetet për t’u parë nëse 1 vit e gjysmë pas dorëheqjes, Lulzim Basha e ka ende mbështetjen e shumicës së kryesisë së PD, apo tashmë ai e ka humbur ndikimin e tij në forumet drejtuese të kësaj force politike.

Related

Previous Post

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

Next Post

“Qendresë shembullore për Kosovën”, Kurti falenderon kryetarin Leposaviçit

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.