• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Paraqitje e shkëlqyer në Firence, Luiza Gega pranë thyerjes së rekordit

06/04/2023
in Sport
Paraqitje e shkëlqyer në Firence, Luiza Gega pranë thyerjes së rekordit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Luiza Gega ka hapur sezonin e garave verore në disiplinën e saj të preferuar, 3000 metra me pengesa, duke shënuar një kohë të shkëlqyer në eventin “Diamond League” të mbajtur në Firence.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndonëse e kishte në dyshim pjesëmarrjen deri në momentet e fundit në këtë aktivitet, për shkak se vinte nga një fazë përgatitore e pazakontë prej motit të paqëndrueshëm, Gega ka regjistruar një rezultat mjaft të mirë në aspektin personal. Kampionia kuqezi shënoi kohën 9:11.94, duke iu afruar me rreth 2 sekonda rekordit të saj, që sigurisht është edhe rekord kombëtar. Për sa i përket garës, në këtë event morën pjesë atletet elitare botërore, ndërsa në vend të parë u rendit etiopiania Sembro Almayeë (9:00.71).

Podiumi u plotësua nga keniania Jackeline Chepkoech (9:04.07) dhe etiopiania tjetër, Zerfe Uondemagengn (9:04.61). Më tej në finish mbërriti grupi me 7 atlete, me diferenca të ngushta kohore, ku bënte pjesë edhe Luiza Gega, e cila e mbylli e dhjeta në një garë me 15 konkurrente. Një paraqitje mjaft e mirë, për të cilën u shfaq e kënaqur edhe vetë Gega, e cila reagoi pas garës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë sot Luiza mori pjesë në një tjetër garë, në mitingun ndërkombëtar në qytetin e Lukas. Kampionia e Europës u rendit e para në garën e 3000 metrave me pengesa, duke shënuar kohën 9:15.86. Gara ishte mjaft e bukur, por pa u sforcuar shumë, Gega e bëri diferencën në fund duke mposhtur kundërshtaren nga Kenia, e cila provoi ta rivalizonte. Me këto rezultate, Luiza Gega vijon të mbetet rregullisht brenda normës kualifikuese të Lojërave Olimpike, kohë të cilat të garantojnë gjithashtu edhe finalet e Kampionatit Botëror.

Kështu sezoni veror 2023 ka nisur mjaft mirë për kampionen tonë, e cila duket në formë fantastike. Ndalesat e radhës për Luizën do të jenë Lojërat Europiane që do të nisin pas dy javësh, e më pas në një tjetër “Diamond League”, në Lozanë më 30 qershor.

Related

Previous Post

Përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës/ Escobar dhe Lajçak në Beograd dhe Prishtinë! Çfarë pritet të ndodhë

Next Post

Foto nga dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, si janë veshur nusja dhe dhëndri

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.