• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Klubi turk bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Partizanit, kongolezi i bën apel klubit

06/05/2023
in Sport
Klubi turk bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Partizanit, kongolezi i bën apel klubit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me zgjerimin e tregut skuadrat e Kategorisë Superiore e kanë shumë të vështirë të mbajnë lojtarët, që shkëlqejnë për shkak të konkurrencës së frikshme, që bëjnë ligat e forta europiane. Burime konfidenciale pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se në tavolinën e presidentit të Partizanit, Gazment Demi, ka mbërritur një ofertë për një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, Masanga Matondo

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mesfushori prej një sezoni e gjysmë shkëlqen me fanellën e kuqe dhe kjo nuk ka kaluar pa u parë nga trajneri i Hatajspor, Volkan Demirel, i cili e ka pikasur kongolezin në derbin e fundit dhe është paraqitur në klubin e kuq me një ofertë prej rreth 250 mijë eurosh.

Kontrata e Matondos përfundon në verën e ardhshme dhe kjo shihet si mundësia e fundit për klubin e kuq për të nxjerrë para nga shitja e tij. Vetë Matondo, me kurorëzimin kampion, ndien se ka ardhur momenti për një hap më të madh në karrierë dhe Superliga turke është një kapërcim gjigant për 23-vjeçarin.

Ai i ka kërkuar drejtuesve të kuq ta mirëkuptojnë dhe të pranojnë ofertën e ardhur nga Turqia, çka do të kënaqte të dyja palët. Paga e Matondos në Turqi do të shkonte rreth 15 mijë euro në muaj, e pakrahasueshme me këtë që merr te Partizani.

Gjithsesi, për momentin klubi i kuq e ka refuzuar shitjen, pavarësisht këmbënguljes së lojtarit. Ata kërkojnë një shifër minimalisht të dyfishuar, teksa nga ana tjetër mundohen edhe të negociojnë rinovimin. Matondo kërkon me këmbëngulje aventurën turke.

PANORAMASPORT.AL

Related

Previous Post

Veliaj takim me banorët e njësisë 12 dhe të “Dajtit”: Fitorja erdhi sepse punojmë çdo ditë sikur të jetë fushatë

Next Post

E kapi mat me yllin e Formula 1, futbollisti njohur ndahet nga e dashura: Mbetemi shokë siç ishim më parë

Lajme të ngjashme

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.