Xhud Belingam është zyrtarisht futbollist i Real Madridit dhe vetë klubi i Borusia Dortmundit e ka konfirmuar kalimin e sulmuesit anglez, duke zbuluar edhe detajet e transferimit. Belingam do të firmosë një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2029.
Marrëveshja i ka kushtuar Realit plot 103 milionë euro, ndërkohë që Dortmundi mund të përfitojë edhe 30 milionë euro të tjera nga bonuset. Belingam do të veshë fanellën me numrin 7 te Real Madrid, numër të cilin e la të lirë vetëm pak ditë më parë Eden Hazard.
Prezantimi i tij në Madrid do të bëhet pas pak ditësh dhe pritet që të prezantohet në “Santiago Bernabeu”. Ky është afrimi i parë i madh i Realit në këtë merkato vere, teksa pritet që në vazhdim të afrohet edhe sulmuesi tjetër anglez, Herri Kejn.