• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me Presidentin e Estonisë, z. Alar Karis

06/08/2023
in Politikë, Slider
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi  një takim me Presidentin e Estonisë, z. Alar Karis
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e Estonisë, z. Alar Karis, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja znj. Shpresa Kureta.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vuri në dukje se Shqipëria dëshiron të forcojë dialogun politik me Estoninë, si një nxitës i marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria i është mirënjohëse Estonisë për mbështetjen e integrimit në BE dhe çeljen e negociatave, solidaritetin dhe bashkëpunimin në NATO, qëndrimin konstruktiv për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si edhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. Nikolla vuri në dukje se bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet në fushat e teknologjisë së informacionit, qeverisjes elektronike, inovacionit, turizmit, kulturës, transportit, infrastrukturës, bujqësisë, industrisë farmaceutike etj.

Gjithashtu, Kryetarja Nikolla bëri një ekspoze të kontributit të Kuvendit për avancimin e reformës në drejtësi, reformës elektorale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë, si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, për luftën e drejtë të Ukrainës për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së saj, në një linjë me qëndrimet e BE-së, NATO-s dhe SHBA.

Presidenti i Estonisë, z. Alar Karis, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen dhe nënvizoi se Estonia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke shkëmbyer edhe eksperiencën e Estonisë. Presidenti Karis vuri në dukje mundësitë e bashkëpunimit mes parlamenteve, universiteteve dhe biznesit, sidomos në nxitjen e luftës kundër korrupsionit, konsolidimit të demokracisë, zhvillimit të teknologjive të informacionit, inovacionit dhe qeverisjes elektronike.

Në lidhje me mbështetjen e Ukrainës, Presidenti Karis vuri në dukje edhe nevojën që komuniteti ndërkombëtar duhet të kontribuojë për rindërtimin dhe zhvillimin e Ukrainës.

Related

Tags: Lindita Nikolla Alar Karis Estonia
Previous Post

Yuri Kim takim me kreun e SHISH, Vlora Hyseni! Ambasadorja amerikane: I urova sukses në këtë rol të rëndësishëm

Next Post

Demi Rose ‘përvëlon’ rrjetin me fotot ‘hot’ nga Ibiza

Lajme të ngjashme

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.