GJKKO ka marrë vendimin për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Burime për ALBANIATIMES GJKKO ka caktuar gjithashtu masat e sigurisë “Arrest Shtëpie” për Adrian Bulkun dhe “detyrim paraqitje” për Diana Dedën.
Kujtojmë se Dako dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit akuzohen për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe falsifikim dokumentash.