• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Haland bëhet gati për Stambollin: Finale speciale, ta mbyllim sezonin siç duhet

06/08/2023
in Sport
Haland bëhet gati për Stambollin: Finale speciale, ta mbyllim sezonin siç duhet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Erling Haland pranon se do të jetë një moment special finalja e Ligës së Kampioneve kundër Interit, ndërsa sulmuesi i Mançester Sitit do të përpiqet të ndihmojë skuadrën që ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar tripletën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Golashënuesi më i mirë i “qytetarëve” këtë sezon, i cili ka fituar Premier Ligën dhe Kupën FA që në debutim, kërkon edhe trofeun e tretë për të kompletuar tripletën historike të shtunën, ndërsa kampionët e Anglisë mund të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre Ligën e Kampioneve.

FINALE SPECIALE – “Do të jetë speciale”, tha autori i 52 golave për sajtin e klubit. “Unë kam ëndërruar gjithnjë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të jetë një nder për të luajtur në këtë ndeshje. Por atje kemi një punë për të bërë. Kemi bërë një sezon të pabesueshëm, por duhet ta mbyllim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që të gjithë do të japim gjithçka për ta fituar këtë finale. Ne duhet të jemi në ditën tonë më të mirë kundër një ekipi të fortë si Interi dhe jemi të emocionuar që do të zbresim në fushë”.

GOLAT – Nga 52 golat në të gjitha kompeticionet, 12 prej tyre sulmuesi 22-vjeçar i ka shënuar në Champions, duke qenë ai golashënuesi më i mirë i turneut këtë sezon. Por norvegjezi nënvizon se ai e shijon çdo gol që shënon, sepse ai ndihmon skuadrën në rrugën e saj drejt suksesit. “Unë isha i emocionuar për sfidën për të ardhur këtu. E dija që po i bashkohesha një skuadre ku unë do të kisha shumë shanse për të shënuar gola dhe pasur një ndikim. Fatmirësisht, këtë kam arritur ta bëj. E kam shijuar me të vërtetë sezonin tim të parë këtu në Mançester. Objektivat e mi janë që të përpiqem të ndihmoj skuadrën që të ngrejë trofe në fund të sezonit, duke shënuar gola. E di që nëse mund të shënoj gola dhe mbështes skuadrën, atëherë kjo do të ndihmojë këdo për të arritur objektivat e tyre në fund të sezonit. Sapo unë shënoj një gol, gjithçka mendoj është për të shënuar të radhës. Kështu unë i afrohem kësaj situate dhe do të vazhdoj ta bëj”.

GUARDIOLA – Haland është i emocionuar se si kanë shkuar gjërat në fushë për të, ndërsa e gjithë vëmendja tani është në stadiumin e Stambollit “Ataturk” të shtunën. Ai e quan këtë grup shumë special, ndërsa shton se nga trajneri Pep Guardiola ka mësuar shumë: “Është absolutisht e pabesueshme. Të gjithë ne ndajmë të njëjtën uri dhe dëshirë për të fituar çdo ditë të vetme. Ne jemi atje për njëritjetrin dhe kjo është mënyra si duhet të jetë nëse duam që të jemi të suksesshëm. Ky është një grup me të vërtetë special djemsh, por edhe trajneri gjithashtu dhe i gjithë stafi pas. Unë po e shijoj. E dija që ky trajner, kjo skuadër, ky staf, kjo infrastrukturë dhe gjithçka këtu në klub do të ishte në nivelin më të lartë dhe kështu është.

Pep, stafi i tij dhe i gjithë stafi prapa tij bëjnë gjithçka për t’u përpjekur që të na ndihmojnë për të nxjerrë versionin më të mirë të vetes në fushë çdo ditë. Unë kam mësuar që tani shumë prej Pepit dhe jam i sigurt se do të mësoj shumë më tepër në të ardhmen. E dija që duhet të përshtatesha me një trajner të ri, staf të ri, shokë të rinj dhe ambient të ri, por ndihem sikur jam ambientuar mirë dhe e kam shijuar çdo moment”, tha ai.

Related

Previous Post

“Është shumë e vështirë sot të bësh opozitë”- Jorida Tabaku në Kuvend: Arrestimi i Vangjush Dakos i bën nder SPAK-ut, të hetohen edhe krimet elektorale

Next Post

Presidenti Begaj takim me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, temë diskutimi bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë 

“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë 

by redaktor2
06/03/2025
0

Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.