Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell , këtë të premte se “gjithçka” deri më tani tregon se Rusia qëndron pas shkatërrimit të digës Kakhovka, për të cilën Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin.
“Diga nuk është bombarduar, por u shkatërrua nga eksplozivi i vendosur në zonat ku ndodhen turbinat. Kjo zonë është nën kontrollin rus. Nuk isha aty për të ditur se kush e bëri. Por gjithçka duket se tregon se nëse kjo do të ndodhte në një zonë nën kontrollin rus, do të ishte e vështirë për dikë tjetër ta bënte atë”, ka thënë Borrell në një intervistë për mediat.
Borrell ndër të tjera thekson se shpërthimi i digës solli pasoja të mëdha për Ukrainën.
“Në çdo rast, pasojat për Ukrainën janë të tmerrshme, në të gjitha aspektet : nga pikëpamja humanitare për njerëzit që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, nga pikëpamja mjedisore sepse shkatërrimi (i digës) do të shkaktojë një fatkeqësi ekologjike”, tha ai edhe Joseph Borel.
Rusia, e akuzuar nga Ukraina se hodhi në erë digën për të ndaluar një ofensivë ukrainase në jug drejt Krimesë, i tha Gjykatës Penale Ndërkombëtare të enjten se Kievi e shkatërroi digën me sulme masive artilerie.
Shembja e digës, e cila është nën kontrollin rus në Ukrainën jugore të pushtuar, shkaktoi përmbytje masive, vdekje dhe lëndime .