Komisioneri i BE-së për zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është shprehur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet më i rëndësishëm gjeostrategjik.
Me anë të një postimi në Tëitter, Varhelyi thotë se BE do të akordojë një mbështetje prej 30 miliardë eurosh me synim transformimin e rajonit.
Sipas tij, kjo do të shërbejë për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të rajonit.
“Në këto kohë të trazuara integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë prej 30 miliardë eurosh do të shërbejë për të transformuar rajonin, për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për rininë në Rajon”- shkruan Varhelyi.
Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...