Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Jani Aliajt, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për ekzekutimin e Elton Çiços, me të cilin sipas SPAK, ai ka pasur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.
Sipas dosjes së SPAK, gjatë qëndrimit në burg, Jani Aliaj, ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë.
Pasi përfunduan dënimin dhe u kthyen në Shqipëri, Çiço ka tentuar të marrë hak duke i organizuar dy atentate Jani Aliajt, por pa mundur që ta ekzekutonte.
Megjithatë, në 2016, Jani Aliaj u fut në ambientet e një lokali të njohur në kryeqytet i veshur sportiv me një kapele në kokë, dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços duke e lënë të vdekur.