Endi Demneri ishte e ftuara e fundit e këtij edicioni të spektaklit në “Kurthin e Piter Pan”, në ekranin e Tv Klan. Bukuroshja e kurorëzuar së fundmi “Miss Universe Albania 2023” foli pa dorashka kur u pyet nëse ka bërë ndërhyrje.
“Vajzat që shumë të reja bëjnë prekje fatkeqësisht në portret, edhe kur janë natyralisht të bukura, kanë maninë sot, që mbase është efekti i keq që ka bërë media sociale, nuk e di ti nëse ke bërë diçka për të përsosur pak portretin apo veten? Nuk ka asgjë të keqe, në fund të ditës ku është e nevojshme për të përsosur veten, nuk kemi paragjykime, por të bëhen sa më vonë”, -tha Alketa.
“Të të tregoj një histori të bukur Alketa? Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeç, më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë “të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha”. Unë, që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që, meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale”.