Patris Berisha ka folur së fundmi për Tunën dhe zërat se ajo është rikthyer me Cozman. Në një intervistë për ‘Prive’, ai tha se:
“Kur duam ndahemi, kur duam pajtohemi. Kjo është jeta ime dhe nuk duhet t’i interesojë askujt.”-u shpreh ai.
Para pak javëve çifti bëri xhiron e mediave pasi u bënë bashkë duke na sjellë një portret shumë të ëmbël familjar. Shkak u bë festa e abetares së djalit të tyre të madh, Tian. Këngëtarja ndau në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku dukeshin të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre.
Javët e fundit Tuna dhe Cozman kanë qenë kryefjalë e mediave. Pas 8 viteve nga lidhja e tyre e shumëpërfolur ata u rikthyer me një këngë të quajtur “I huj”. Teksti i këngës ‘I huj’ i përfshiu njerëzit pasi perceptohet si e ndjerë për situatën mes Tunës dhe Cozman. Ata nuk do të jenë kurrë ‘të huj’ për njëri-tjetrin. Teksa artistët nuk kanë treguar nëse janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit apo thjesht janë bërë bashkë profesionalisht, aludimet vijojnë.
Marrëdhënia e Tunës me Patrisin duket se nuk ka shkuar mirë. Para pak kohësh ajo e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa postime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje.
E ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’ pak javë më parë Tuna u pyet nëse po mendon t’i bëjë të vegjlit e saj me një motër a vëlla, duke deklaruar se nuk e ka menduar por do donte një vajzë.
“Nuk e kisha menduar (nëse do bëj një bebe tjetër). Ndoshta e lë me kaq. Jam e lumtur me Tianin dhe Zenin. Por, ndoshta është mirë të ndërroj farën. Do e doja të kisha një vajzë.”