Tre persona u arrestuan në Tiranë pasi sillnin në vendin tonë dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara dhe më pas i shisnin.
Nga Prokuroria e Tiranës u zbulua një bazë që përdorej për falsifikim të dokumenteve të identitetit që përdoreshin për kalim të paligjshëm.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala bëhet me dije se aktiviteti i paligjshëm kryhej në baza (laborator).
Gjithashtu nga hetimet e prokurorit, Bledar Valikaj rezulton se Mariglen Hoti bashkëpunonte edhe me disa shtetas të tjerë që kishin rolin e ndërmjetësit me personat e interesuar për mjetet e identifikuara.
“Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokument greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm. Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”, thuhet më tej në dosje.