• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga ndalimi i procesit të liberalizimit të vizave, te reduktimi i kontigjentit ushtarak të SHBA, EURACTIV: Kosova mund të përballet me sanksione nga komuniteti ndërkombëtar

06/14/2023
in Rajoni & Bota
Nga ndalimi i procesit të liberalizimit të vizave, te reduktimi i kontigjentit ushtarak të SHBA, EURACTIV: Kosova mund të përballet me sanksione nga komuniteti ndërkombëtar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kosova së shpejti mund të përballet me sanksione nga komuniteti euroatlantik, thanë burime të shumta të nivelit të lartë dhe diplomatik për EURACTIV.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky lajm vjen në një kohë që kryeministri shqiptar Edi Rama anuloi takimin e tij të planifikuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të mërkurën, duke përmendur masat në pritje si një nga arsyet.

EURACTIV u informua nga një burim i nivelit të lartë javën e kaluar, se BE dhe SHBA po përgatisnin një numër sanksionesh kundër Kosovës. Kjo u përforcua më vonë nga komentet e Ramës dhe burimeve të tjera diplomatike që konfirmuan se sanksionet ishin të pashmangshme.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e fondeve të BE-së, ndalimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset e anëtarësimit për institucionet ndërkombëtare.

Gjithashtu sanksionet parashikojnë të shohin aleatët e Kosovës të mbanin një qëndrim pasiv ndaj fushatës së ç’njohjes së Serbisë, duke riorganizuar praninë ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim serioz të kontingjentit të SHBA.

U përmendën edhe sanksione individuale ndaj liderëve dhe zyrtarëve të lartë kosovarë, por kuptohet se këto do të përdoreshin në skenarin më të keq pasi sanksionet e mundshme do të shtriheshin në disa faza.

I njëjti burim gjithashtu i bëri thirrje opozitës që të mbështesë BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën dhe gjithashtu të deklarojnë nëse i mbështesin detyrimet e Kosovës në dialogun e vazhdueshëm të mbështetur nga BE-ja.

Një burim i dytë diplomatik i tha EURACTIV se ata ishin në dijeni të një dokumenti që po qarkullonte dhe që parashikonte sanksione të mundshme, por ata nuk mund të thonë nëse dokumenti ishte nënshkruar zyrtarisht.

Rama dhe Kurti do të takoheshin të mërkurën në Gjakovë për të diskutuar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, ku Rama e anuloi vizitën në momentin e fundit. Të martën, tha ai, “takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë është anuluar”.

Ai tha se kishte kërkuar një takim konkret me Kurtin dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar situatën në veri, por kryeministri i Kosovës nuk ishte dakord me formatin e ri të diskutimeve.

Related

Previous Post

Deklaratat e Vjosa Osmanit në PE, Meta: Qëndrim dinjitoz, përkushtimi i Kosovës për demokracinë, shembull frymëzues në rajon

Next Post

SPAK ezkekuton 18 urdhër-arreste për disa pjesëtarë të një grupi kriminal, mes të arrestuarve ish-shoferi i Ardi Veliut

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.