• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lojërat Evropiane 2023 / Ministrja Kushi i dorëzon flamurin sportistëve elitar

06/16/2023
in Slider, Sociale
Lojërat Evropiane 2023 / Ministrja Kushi i dorëzon flamurin sportistëve elitar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

11 sportistë elitarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Evropiane 2023 në Poloni. Në ceremoninë e dhënies së flamurit shqiptar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive e vitit. Janë 48 shtete që marrin pjesë dhe Shqipëria përfaqësohet nga 11 sportistë në disiplina të ndryshme, si: boksi, taekwondo, karate, qitje, madje edhe tre disiplina të reja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj Ministrja Kushi i uroi suksese sportistëve dhe u premtoi se do të jetë pranë tyre për t’i mbështetur.

“Lojërat janë një mundësi e mirë që sportistët të garojnë e të tregojnë talentin e tyre, por janë dhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë, për të ngritur lart flamurin shqiptar, për të ngritur lart krenarinë kombëtare. Nuk ka emocion më të bukur, nuk ka krenari më të madhe sesa kur një sportist elitar në gara ndërkombëtare fiton medalje dhe flamuri shqiptar valëvitet në arenën evropiane apo ndërkombëtare. I uroj shumë suksese të gjithë sportistëve që do të na përfaqësojnë në këto lojëra dhe jam shumë e lumtur që do të jem atje t’iu mbështes që të ngrenë lart flamurin shqiptar” – tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Sipas ministres Kushi pjesëmarrja në këto lojëra janë promovimi më i mirë që i bëhet Shqipërisë.

“Po ashtu ka një vlerë shumë të madhe edhe për sportistët, lojërat promovojnë vlerat më të larta njerëzore, vlerat e bashkëpunimit mes kombeve të ndryshme, respektin dhe tolerancën ndaj kulturave të ndryshme. Unë jam krenare që se bashku me Komitetin Olimpik po punojmë fort që edukimi olimpik apo fryma olimpike të fillojë në mosha të reja, që tek të vegjlit, në shkolla.” – tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Lojërave Evropiane në Krakovë dhe Malopolska të Polonisë do të mbahen nga data 21 qershori deri më 2 korrik.
Të gjitha sportet olimpike në këtë aktivitet do t’u ofrojnë mundësi kualifikimi sportistëve për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në veprimtarinë më të madhe botërore sportive që do të mbahet verën e ardhshme në kryeqytetin francez.

Related

Tags: Evis Kushi sportistet elitar
Previous Post

U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK nis procedimin për kryebashkiakun socialist, Safet Gjici

Next Post

Në Tiranë apo Prishtinë? Dj Dagz zbulon se ku do jetojë përfundimisht me Einxhel Shkirën dhe djalin e tyre

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.