Kombëtarja jonë e Shqipërisë do të ndeshet ditën e nesërme, të shtunën, me Moldavinë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Tifozët kuqezi kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur kombëtaren nga afër.
Deri më tani, janë shitur plot 16 mijë e 347 bileta, ndërsa vazhdojnë shitjet e tjera. Rezultati pozitivm pra tre pikët do të ishin shumë vendimtare, dhe kështu tifozët do të mbushin tribunat në mbështetje të 11 luftëtarëve tanë.