• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni kurrë përballë krimit, po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin

06/19/2023
in Aktuale, Slider
Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni kurrë përballë krimit, po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 200 studentëve që i bashkohen Policisë së Shtetit dhe 400 të rinjve të tjerë që nisin shkollën në Akademinë e Sigurisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e mbajtur para tyre, Çuçi tha se ky diplomim përkon me dy momente të rëndësishme.

“E para, sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend, e konfirmuar kjo edhe nga partnerët tanë që monitorojnë dhe masin vlerësimet e publikut. E dyta, ne kemi nisur një fazë transformimi dhe investimesh si asnjëherë më parë në Policinë e Shtetit për ta modernizuar më tej këtë trupë. Nuk është kurrsesi e rastësishme që Policia e Shtetit të gëzojë një besim kaq të lartë në sytë e publikut, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm që bëjnë kolegët tuaj në të gjitha nivelet e kësaj organizate. Nuk është rastësi as ambicia jonë për të modernizuar Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji, por ky plan që kemi nisur të zbatojmë është pjesë e vizionit tonë #Shqipëria2030 në fushën e sigurisë”, tha Çuçi.

Ai përmendi gjithashtu edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, si një vendim plotësisht i merituar dhe që do të ketë impakt në performancën e punës së kësaj organizate. Çuçi përmendi edhe binjakëzimin e Akademisë së Sigurisë me Akademinë Italiane të Policisë.

“Kur ky bashkëpunim të finalizohet në tërësinë e vet, studentët e Akademisë së Sigurisë do të kenë një shkollim të ngjashëm me atë që bëhet sot në një vend të BE-së si Italia”, deklaroi ministri Çuçi.  Në përfundim ai pati edhe një këshillë për të sapodiplomuarit.

“Mos u përkulni kurrë përballë krimit, përballë paligjshmërisë, korrupsionit dhe presionit prej politikës. Në këtë profesion që keni zgjedhur shpesh është vonë për të korrigjuar gabimet, nuk qëllon të keni një shans të dytë për të rifituar integritetin. Shihni vetëm nga zbatimi i ligjit! Kjo do t’ju bëjë profesionistë të mirë dhe do t’ju garantojë karrierë të sigurt në të ardhmen. Çdo rrugë tjetër nuk të çon përpara”, tha Çuçi.

Related

Previous Post

Meghan Markle mund të bëhet influencuesja më e paguar në botë

Next Post

U godit me telefon në fytyrë, zbulohet gjendja e Bebe Rexhës dhe autori

Lajme të ngjashme

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

by redaktor2
06/13/2025
0

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para...

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

by redaktor2
06/13/2025
0

Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e madhe...

Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

by redaktor2
06/13/2025
0

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Fondacionit Friedrich...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
  • Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin
  • Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: J…
  • Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.