• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Të qeshura e lot/ “Në kuadër të dashurisë”, filmi që bëri bashkë rivalët e përbetuar, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin!

06/19/2023
in Showbiz
Të qeshura e lot/ “Në kuadër të dashurisë”, filmi që bëri bashkë rivalët e përbetuar, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Megjithatë, ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ata. E tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift ‘dy armiq të përbetuar’?!

Kjo marrëdhënie e çuditshme ‘dashuri-urrejtje’ vërtet që ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes tek publiku i gjerë gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë këtu provën javore ku ndodhi dhe një puthje mes tyre dhe audienca ‘u çmend’. Kimia e tyre është e pamohueshme dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për t’i pare ata si dy të dashuruar. E çuditshme por e vërtetë! Por deri në premierën e filmit, na lini t’ju japim një vështrim paraprak…

Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.

Olta Gixhari është një aktore e mirënjohur e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Ajo ka lindur në Durrës më 8 korrik të vitit 1986. Ka luajtur në Teatrin Kombëtar ku disa nga shfaqjet e saj më të suksesshme kanë qenë: “Pamje nga ura” (2007), “Filumena Marturano” (2009), “Tri Motrat” (2016). Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë mijëra duartrokitje të ngrohta nga publiku për interpretimet e saj të shkëlqyera.

Por aktrimi nuk ka qenë dashuria e saj e parë pasi Olta në fëmijëri ka qenë pjesë e grupeve të kërcimit në Durrës, derisa e kuptoi që ishte e destinuar të aktronte. Edhe pse prindërit e saj nuk kanë qenë dakort kurrë që ajo të bëhej pjesë e botës artistike, Olta ndoqi zërin e mendjes dhe shpirtit të saj dhe nuk vazhdoi ekonomikun siç donte familja.

Ngjitja e parë serioze në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë kur ajo ishte ende në vitin e tretë të studimeve të larta. Në një nga provat e realizuara asaj kohe së bashku me profesor Timo Fllokon dhe regjisor Albert Mingën, Olta Gixhari arriti ta siguronte atë vend me talentin dhe punën e palodhur.

Edhe pse dashuria e saj për teatrin ka qenë mjaft e madhe, aktorja kurrë nuk ka qëndruar e fokusuar plotësisht aty. Ajo është bërë pjesë edhe e botës kinematografike, ku mund të përmendim këtu disa filma të njohur si: “Pharmakon” (2012), “Amsterdam Express” (2014), “Love” (2021), “Bolero në vilën e pleqve” (2022).

E teksa u fokusuam në profesionin e saj, vlen të përmendim edhe faktin se ndër vite Olta Gixhari ka marrë pjesë në dalje të ndryshme televizive ku ka qenë prezantuese e reality show “Kafazi i Artë”, pjesë e spektaklit “Në 1 Javë” dhe së fundmi pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Aktorja arriti të qëndronte mbi 100 ditë e izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por me vendimin e saj e ndërpreu garën. Edhe pse nuk ishte fituese, Olta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve me karakterin e saj të fortë dhe unik.

Luiz Ejlli ka lindur më 12 korrik 1985. Ai studioi në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër për muzikë në instrumentin e fagotit. Në vitin 1995, ai fitoi çmimin më të mirë në “Festivalin e zërave të fëmijëve kombëtar” në Shkodër. Në vitin 1998, ai mori pjesë si solist në “Chorus repertoarit Gold”, në Shkodër.
Në edicionin e parë të shfaqjes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë. Në dhjetor 2004, Luiz Ejlli merr pjesë në Festivalin e 43-të në RTSH me këngën “Hëna dhe yjet dashurojnë”.

Një vit më vonë në 2005, Luizi merr pjesë në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e ftohtë” dhe fiton. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2006, por nuk arriti për të kaluar fazën e gjysmë-finales. Luiz Ejlli ishte i pari artist mashkull në garë i cili përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë me një këngë në gjuhën shqipe.

Në nëntor 2010, Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli marrin pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Sa E Shite Zemrën”, ku u shpërblyen me çmimin e Kritikës. Më datë 14 shkurt 2023, Luiz Ejlli publikon videoklipin “Me Ty”.

Kënga është kompozuar nga Elgit Doda dhe Luizi ia ka dalë që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të krijojë një këngë dedikuar Kiara Titos, si një dhuratë për ditën e të dashuruarve. Vargjet dedikuar Kiarës, duke se përshkruajnë ndjesinë që këngëtari ka për moderatoren, me të cilën u njoh dhe u lidh në shtëpinë e famshme. Pas suksesit në “BBV”, ai do të fitonte të tjera suksese, këtë here në rikthimin e tij në muzikë, duke publikuar këngë të reja që patën një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku. E tashmë ai po sfidon veten dhe në një tjetër fushë, atë të aktrimit.

Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”. “Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës.

Related

Previous Post

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe/ Trajneri Silvinjo & Ylber Ramadani: E vështirë, por ne duhet të fitojmë për të arritur objektivin

Next Post

‘Bomba’ bionde çmend tifozët e Napolit

Lajme të ngjashme

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

by redaktor2
08/14/2025
0

Modelja e njohur Arta Elezaj, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një...

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

by redaktor2
08/14/2025
0

Dy automjete janë përplasur rreth orës 15 -30 në segmentin rrugor Lushnje Berat pranë Karbunarës. Mjeti tip Audi tentoi të...

Alarm në rrjetet sociale: Peshkaqeni zbret në DM-të e Ester Alushit!” 🦈📩

Alarm në rrjetet sociale: Peshkaqeni zbret në DM-të e Ester Alushit!” 🦈📩

by redaktor2
08/14/2025
0

Nga bregu i Instagramit drejt ujërave të mesazheve private – kush e ndal këtë bishë blu? Nuk është ndonjë skenë...

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

by redaktor2
08/11/2025
0

Luana Vjollca, një nga moderatoret e ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.