Erion Veliaj është betuar si kryebashkiak i Tiranës, pas fitores së zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Betimin Veliaj po e zhvillon në taracën e Bashkisë së Tiranës, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente.
Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes së tij për herë të parë në vitin 2015, ku përballë kishte kadnidatin e opozitës, Halim Kosova.
Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, Veliaj kishte përballë disa kandidatë, ku kundërshtari më i fortë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, të cilin e mundi me një diferencë të thellë votash.