Këngëtyarja e njohur Beyonce dukej magjepsëse teksa po performonte në koncertin e saj në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, këtë të dielë.
Artistja postoi një mori me foto në Instagramin e saj, duke i ndarë me mbi 312 milionë ndjekësit e saj të ‘zjarrtë’.
Krijuesja e hitit “I Am… Sasha Fierce” ndërsa po performonte në skenë, shfaqi edhe linjat e saj tërheqëse trupore me fustanin e ngushtë në ngjyrë të kuqe të mbushur me diamanta.
Ajo i lë pa fjalë fansat me veshjen që të kujton pamjen ikonike të Jessica Rabbit, me një dekolte katrore dhe një të çarë seksi deri te kofshët.
Beyonce e kombinoi pamjen e saj, teksa vendosi dy byzylykë argjendi në dy duart e saj,një palë vathë me diamantë dhe i kombinoi me një palë sandale.
Ndërsa flokët kaçurrela i kishin rënë mbi shpinë, ylli dukej magjepsëse me një makijazh të lehtë.