• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nis trajnimi nga FIFA për programin “Futbolli për Shkollat” / Ministrja Kushi uron 116 mësuesit e edukimit fizik

06/21/2023
in Slider, Sport
Nis trajnimi nga FIFA për programin “Futbolli për Shkollat” / Ministrja Kushi uron 116 mësuesit e edukimit fizik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nis sot në vendin tonë trajnimi i 116 mësuesve të edukimit fizik në shkollat e përzgjedhura në fazën e parë të programit “Futbolli për Shkollat”, që po realizohet në bashkëpunim me FSHF dhe FIFA.
Nga Polonia, ku ndodhet për të mbështetur 11 sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Evropiane, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përshëndeti nisjen e këtij trajnimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale Ministrja Kushi shkruan se ky bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me Federatën Shqiptare të Futbollit, të mbështetur nga FIFA, ka si qëllim identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, por edhe mbështetjen e familjeve shqiptare që t’i angazhojnë fëmijët me sport për një jetë të shëndetshme.

“Ju uroj shumë suksese për këtë trajnim dhe dua të shpreh mbështetjen e MAS, për mbarëvajtjen e trajnimit, por mbi të gjitha për zbatimin sa më të suksesshëm te programit vitin e ardhshëm shkollor.
Futbolli është sporti më i dashur e popullor kudo në botë, dhe unë e kam parë nga afër edhe pasionin dhe vullnetin e nxënësve tanë. Por dua të theksoj që programi zhvillon jo vetëm futbollin në aktivitetet jashtëshkollore, por gjithashtu nxit edhe shume vlera të rëndësishme tek ata: krijon besim në vetvete dhe disiplinë; rrit bashkëveprimin social; përmirëson performancën e nxënësve në procesin e të mësuarit; promovon gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta, duke mbështetur pjesëmarrjen e vajzave por edhe nxënësve me aftësi ndryshe.”

Në fjalën e saj Ministrja Kushi falënderoi bashkëpunëtorët në këtë program shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Dëshiroj të falënderoj FIFA dhe veçanërisht presidentin z. Infantino, i cili u angazhua vetë personalisht në këtë projekt. Shumë faleminderit për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka, me të cilin në janar nënshkruam marrëveshjen për këtë program, dhe sot, ja ku jemi së bashku për të vënë në jete qëllimet dhe për të gëzuar sa më shpejt rezultatet konkrete, identifikimin e talenteve, por pa dyshim edhe mbështetjen për familjet shqiptare që duan të angazhojnë sa më shumë fëmijët e tyre në aktivitete sportive.”

Tre përfaqësues të FIFA-s kanë mbërritur tashmë në Tiranë për të zhvilluar këtë seminar 3 ditor me 116 mësuesit e edukimit fizik. Në këtë seminar, përfaqësuesit e FIFA-s do të diskutojnë tema të ndryshme dhe do të prezantohet aplikacioni i këtij programi. Ndërkohë këta mësues do të zhvillojnë edhe pjesën praktike të trajnimit me rreth 200 fëmijë.

Related

Tags: Evis Kushi Futbolli Shkollat
Previous Post

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Next Post

“Kemi 33 zona urbane me ujë 24 orë”, Balluku: Është sektori me më shumë investime

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.