AlbaniaTimes ka siguruar dosjen e prokurorisë për hetimet ndaj organizatës së muxhahedinëve në kampin e vendosur në zonën e Manzës në Shqipëri.
Në dosjen e siguruar nga gazetari Ervin Leka thuhet se ka dyshime se organizata MEK nga territori i Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shteteve të Iranit.
Më tej theksohet se kryerja e kontrollit në kampin e MEK është i domosdoshëm me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i vendit tonë.
Sipas prokurorisë, kjo ka pasuar me kërcënimet e Iranit se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK. Pak kohë më parë ajo dyshohet se ndodhej pas sulmit kibernetik ndaj vendit tonë që cenojë sigurinë kibernetike.
“Në rastin konkret nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të organizatës MEK me vendqendrim në Manëz, Durrës, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të financimit të terrorizmit”, thuhet në dosje.