Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, ndërsa thekson se ky i fundit po hyn në punët e brendshme të një shteti tjetër.
Në një reagim në ‘Facebook’ Berisha thekon se Rama po tenton që të shpëtojë nga afera McGonigal.
REAGIMI I BERISHËS
Rama u bie brirëve të luftës, për të shpëtuar nga afera McGonigal.
Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar se njëlloj si padroni i tij, Vuçiç ai de fakto nuk njeh Republikën e Pavarur të Kosovës. Ai del çdo ditë me deklarata që ndjell luftë dhe sulmon, Albin Kurtin.
Një ditë paralajmëron kthimin e Kosovës në kohën e bronzit, ditën tjetër Republikën e KFOR-it, ndërsa sot flet për Donbasin a Ballkanit. Të gjitha këto qëndrime dhe fantazi me luftë, kohë bronzi dhe Donbasi kanë në bazë proceset e pakotrolluara të përroit të tij psikik të lidhura direkt me urdhrat që merr nga padroni i tij, Vuçiç marrëveshja e tyre për ndarjen e Kosovës. Por ato padyshim janë të lidhura edhe me tmerrin pa fund, që përjeton nga hetimi i hapur penal ndaj tij në Uashington, për çështjen e tmerrshme McGonigal.
Duke dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të argatit të Vuçiçit, në punët e brendshme të Kosovës, injorimin me këto qëndrime anti-shqiptare të Pavarësisë së Kosovës dhe duke dënuar me ashpërsi klithmat e tij histerike, për kohë bronzi, lufte, konflikte Donbasi etj… i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këto qëndrime të Edi Ramës me të cilat vetëm sa kontribuon në përkeqësimin e situatës dhe fsheh situatën e tij të rrënuar personale. sb