Kryeqendra e veriut, Shkodra, pas tri dekadash, do të drejtohet nga një kryebashkiak socialist. Teksa ka pak ditë që ka marrë zyrtarisht detyrën, Bent Beci ka filluar me urdhrat e parë, ku kryefjalë është lirimi i hapësirave publike, të cilat janë zaptuar nga qytetarët dhe bizneset në mënyrë të padrejtë.
Në daljet e shpeshta publike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qyteti i Shkodrës do duhet të aplikojë një filozofi të re pune, duke nisur fillimisht me pastrimin e qytetit.
Këtë të diel, Rama ka shpërndarë disa pamje, të cilat sipas tij janë bërë brenda zyrave të bashkisë së Shkodrës. Kryesocialist ka thumbuar rivalët politikë, duke thënë se gjendja në zyrat e Bashkisë është jashtë çdo standardi.
Pamjet sipas tij nuk kanë nevojë për koment, ndërsa ndërsa shton se shumë shpejt do të jenë thjesht “një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave”.
‘Mirëmëngjesi dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!’- shkruan Rama.
Benet Beci fitoi më 14 maj më një rezultat të thellë mbi 11 mijë vota kundrejt Bardh Spahisë, i cili garoi nga radhët e koalicion “Bashkë Fitojmë”.