• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Shkodrës dhe i ndalohet dalja nga Shqipëria. Masa sigurime edhe për disa efektivë të tjerë. Ja çfarë dyshohet

06/25/2023
in Kronikë
Pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Shkodrës dhe i ndalohet dalja nga Shqipëria. Masa sigurime edhe për disa efektivë të tjerë. Ja çfarë dyshohet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendësdrejtori  për Hetimin e Krimeve në Policine Shkodër Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë. Po ashtu ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurise ndalim i daljes jashte shtetit. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po ashtu edhe 12 punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve

Prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

–        Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar P. SH., aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

–        Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor T. K., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komuniktet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues H. K., aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar A. SH., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar D. GJ., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar I. H., aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. M., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin A. D., me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor V. N., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor GJ. G., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor N. B., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor S. P., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

–        Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. C., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Related

Previous Post

Aktorja meksikane tregon format spektakolare nga pushimet

Next Post

“Është shumë kinge”- Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Noizy-t, reperi e mban sekret

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.