Rigels Rajku i njohur me emrin e artit, Noizy, është një ndër reperët më me zë në tregun muzikor.
Ndonëse ka shumë vite karrierë jetën private, ai dëshiron që ta lë gjithmonë jashtë kamerave dhe syrit të publikut.
Mirëpo së fundmi, gazetari i njohur Eraldo Rexho gjatë një bisede “live” me ndjekësit e tij në “Instagram” ka treguar që reperi ka të dashur po nuk e bën publike.
“Ka derri, po nuk e tregon”, u shpreh Eraldo. Mirëpo, fansat nuk e kanë lënë me kaq, pasi teksa ditën e djeshme Eraldo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, një ndër ta e ka pyetur në lidhje me deklaratën që ai ka dhënë më parë për Noizyn.
Megjithatë, gazetari ua ka plotësuar dëshirën duke u shprehur se nuk e di nëse Noizy dhe vajza për të cilën ai ka folur më parë janë akoma të lidhur apo jo.
“Në kohën që fola unë për këtë historinë ajo goca që nuk e di a është akoma në jetën e Noizyt. Ishte shumë kinge. Tani nuk e di çfarë ka ndodhur, por po deshët ju pyes unë!”, tha Eraldo.
Kujtojmë se Noizy është ndër meshkujt më të pëlqyer dhe më të ndjekur në “showbizz”-in tonë. Nuk kanë qenë të rralla kur femra të ndryshme janë përfolur për një lidhje me të. E fundit ishte pikërisht, ish-banorja e “Big Brother”, Jori.
Jori Delli është fotografuar pas daljes nga BBV në jaht me reperin e njohur Noizy. Menjëherë nisën aludimet se ajo do ishte modele në një klip muzikor të tij, por kishte edhe thashetheme për një lidhje mes tyre. E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ajo u pyet për marrëdhënien me reperin dhe u përgjigj me ironi: “Po jam në një lidhje me Noizy-n, do martohemi. Dasmën do ta bëjmë në Vlorë. E kemi planifikuar, do i ftoj të gjithë të BIG-ut te dasma”.
Por, duket se Jori do të jetë vetëm modele në një nga këngët e tij dhe dyshja nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësie. Kujtojmë se vitin e shkuar, Noizy u përfol për një lidhje me Loredanën. Mjaftoi një bashkëpunim, që dyshja Loredana Zefi dhe Noizy të përfliten kudo për një lidhje dashurie.
Madje këto thashetheme u përforcuan akoma në shumë me prishjen e miqësisë midis ishpartnerit të reperes, Mozzik me Noizyn. Ndonëse rrjeti gëlonte nga këto supozime, Loredana dhe Noizy nuk i ndaluan takimet midis tyre. Ajo tha se janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë.
“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht”, tha ajo.
Më herët reperja ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar artistes pyetje nga më të ndryshmet. Sigurisht që në mes tyre nuk do të mungonte dhe një në lidhje me Noizy-n. Një ndjekës e ka pyetur Loredanën se çfarë është reperi për të.
“Noizy për ty është?”, e pyet ndjekësi. “Një shok që s’mund ta zëvendësoj askush”, përgjigjet reperja duke i vendosur kështu ‘kapakun’ spekulimeve se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.
Afrimitet me Loredanën, solli edhe ngrirjen e marrëdhënieve mes tij dhe Mozzik. Më në fund Noizy ka thyer heshtjen dhe ka folur lidhur me atë që ka ndodhur mes tij dhe Mozzik. I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite”, reperi tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik.
Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.
“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka pasur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte”, tha Noizy.
Megjithatë këtë sezon veror, Loredana nuk është parë edhe shumë pranë Noizyt. Nuk e dimë nëse shkak për këtë është bërë një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, apo partnerja e re e reperit nuk ia lejon afrimitetin me femra.
Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se Noizy do të vijojë ta mbajë jetën private sa më larg vëmendjes së publikut, ndonëse interesi për të njohur partneren e tij është shumë i madh.