Ana Levandovski pas martesës së saj me sulmuesin e Barcelonës, Robert Levandovski zbuloi se kishte marrë një ofertë për të luftuar në Artet Marciale të Përziera, të quajtur ndryshe MMA.
“Kam pirë një kafe me Slawomir Peszko, pronarin e KSW (organizata kryesore MMA në Poloni) dhe më tha të provoja diçka të re. Ai vlerësoi se ishin dy vjet përgatitje. Unë i thashë se doja të flisja fillimisht me burrin tim”, u shpreh Ana.
Nuk dihet ende nëse futbollisti e ka pranuar këtë ofertë apo jo.