• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lorik Canës iu deshën 10 minuta për të zgjedhur ngjyrat kuqezi, bashkëshortja e tij: Më la për 3 muaj se nuk isha shqiptare

06/27/2023
in Showbiz
Lorik Canës iu deshën 10 minuta për të zgjedhur ngjyrat kuqezi, bashkëshortja e tij: Më la për 3 muaj se nuk isha shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Lorik Cana iu është rikthyer episodeve kulmore të karrierës së tij. E ka bërë këtë në dokumentarin “Lorik”, prodhim i Digitalb Albania, transmetuar në “Supersport News”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Rrëfimeve të ish-kapitenit tonë kuqezi, rekordmenit të ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, iu janë bashkuar edhe babai i tij, Agimi, si dhe gruaja italiane, Monica.

I pari, ish-futbollist i Prishtinës, ka rikujtuar se të birin e kërkuan të luante edhe me Francën, fillimisht te U-21, por sa i mbërriti ftesa e Shqipërisë, nuk u mendua dy herë për zgjedhjen:

“Rajmond Domenek ma kërkoi personalisht që Loriku të bëhej pjesë e U-21 të Francës. I thashë të më jepte kohë të mendohesha. Më la 3 ditë kohë. I thashë Lorikut dhe atij iu deshën vetëm 10 minuta për të vendosur. Ishte dëshira e tij dhe e jona që të vishej kuqezi”.

Një nga momentet e vështira të karrierës së Lorikut ka qenë ndeshja kualifikuese në Beograd, e ndërprerë në fund të pjesës së parë prej dronit që fluturoi mbi stadium. Ajo që ndodhi më pas dihet, ishte një makth për futbollistët kuqezinj në kryeqytetin serb. Ish-kapiteni kuqezi kujton:

“Kur filloi që droni të zbresë mbi stadium e pastaj t’i afrohej fushës së blertë pamë se ishin simbolet tona. Serbët humbën kontrollin, gjithë stadiumi u përfshi në një lloj shpërthimi, urrejtje. Mbishkrimi në flamurin që varej në dron thjesht tregonte realitetin. Ishin simbolet tona dhe nëse dikush duhet ta largonte atë flamur ishim ne, jo serbët”.

Nga ana e saj, bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, nënë e dy fëmijëve të ish-kapitenit të kombëtares kuqezi tashmë, ka zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre.

Ndodhi kur Loriku luante me Lazion, në një restorant të Romës. Ajo zbulon një detaj që nuk dihej deri më tani, se ishin ndarë pas tre muajsh lidhjeje. Shkaku? I pabesueshëm, sepse Cana dëshironte një grua shqiptare:

“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë saj. Aty ishte edhe Loriku, shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për të sjellë faturën. Bashkë me të më sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin.

Kur shkova në shtëpi i shkruaj: Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye pune dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me kombëtaren.

Kemi dalë bashkë pasi është kthyer nga kombëtarja dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq, sepse më la thjesht për faktin që isha italiane, ndoshta kishte menduar thjesht për ta kaluar kohën.

I thashë: Në rregull, paç fat! Disa kohë më vonë, teksa ndodhesha në një servis, dëgjova një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan shqiptare dhe më tha jo. I kërkova të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish, për të mos u ndarë më”.

Related

Previous Post

 Operacion i SPAK, 21 urdhër-arreste për trafik droge ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Një grua në arrest shtëpie

Next Post

Euro zbret nën 107 lekë nga turizmi dhe blerjet cash të pasurive të paluajtshme; Kush po fiton dhe po humb

Lajme të ngjashme

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun

by redaktor2
06/07/2025
0

Fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, Diora Kuci, ka ndarë emocionet dhe pasionin e saj në një intervistë të...

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.