Lukas Hernandez mund të konsiderohet lojtari më i ri i PSG-së. Mbrojtësi francez udhëton ditën e sotme në drejtim të Parisit për të firmosur kontratën me klubin e ri dhe për të nisur përgatitjet me PSG-në.
Palët kanë arritur akordin dhe tashmë nuk ka asgjë që i pengon, aty ku futbollisti i ka kushtuar PSG-së plot 50 milionë euro. Me eurot që bavarezët marrin nga Lukas Hernandez, do të paguajnë klauzolën e Kim, mbrojtësit të Napolit.
Ndërkohë, një fakt interesant është protesta në rrjetet sociale e tifozëve të PSG-së. Ata kanë kërkuar që të mos e marrin Lukas Hernandezin duke qenë se ka lindur në Marsejë dhe për shkak të rivalitetit mes Marsejës e Parisit, tifozët nuk pranojnë që të ketë një marsejez në skuadër.