• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Festa e Kurban Bajramit, Veliaj viziton lagjen e re në Pezë: Kemi rindërtuar çdo gjë nga e para! Kushdo që ka kontribuar meriton mirënjohjen dhe dashurinë tonë

06/29/2023
in Politikë, Slider
Festa e Kurban Bajramit, Veliaj viziton lagjen e re në Pezë: Kemi rindërtuar çdo gjë nga e para! Kushdo që ka kontribuar meriton mirënjohjen dhe dashurinë tonë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në festën e Kurban Bajramit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Elvis Naçin dhe Ilir Hoxhollin, drejtuesit e fondacionit ‘Firdeus’ dhe “Shqiptarët për Shqiptarët”, vizituan dje pasdite familjet e Lagjes së re që po rindërtohet në Pezë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përveç shtëpive të reja, për 25 familjet të dëmtuara në lagjen e re po kryhen dhe të gjitha punimet infrastrukturore për komunitetin e ri të kësaj zone.

Veliaj ka falënderuar këdo që ka kontribuuar dhe në veçanti dy fondacionet “Firdeus” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” që u vunë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmetit.

“Shumica e njerëzve që kanë kontribuuar kërkojnë të mbeten anonim, të mos dalin në publik, por këta njerëz meritojnë të gjithë mirënjohjen dhe të gjithë dashurinë tonë. Kështu që, kudo qofshin, në Zvicër, në Australi, në Kanada, në Amerikë, në Argjentinë, në Japoni, nëse dikush ka dhënë një qindarkë, për ne këta janë donatorë më të rëndësishëm se vendet, se kombet, se industritë e mëdha që mund të kenë dhënë një pjesë të vogël të kontributit,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi se i gjithë kontributi i tyre do të vlejë për të nesërmen e këtij komuniteti. “Sot, – shtoi Veliaj, – ne nuk kemi ndërtuar vetëm shtëpi, sot kemi ndërtuar një komunitet dhe sot nuk kemi prerë me gërshërë vetëm një lagje të re, por kemi ndërprerë një fill varfërie që nuk mbaronte kurrë.”

Ai tha se në Pezë është rindërtuar çdo gjë nga e para.

“Kemi bërë shkolla të reja, kopshte, çerdhe, rrugë të reja dhe më në fund 25 shtëpi, vila, një mjedis komunitar. Unë besoj fort se kombet nuk maten sa e kanë bilancin ekonomik, financiar, por maten sa e kanë bilancin shpirtëror. Ne ndoshta GDP-në nuk e kemi sa të Brukselit, e nuk e kemi sa shumica e vendeve europiane, por di të them që me këtë që kam parë nga “Firdeus”, nga “Shqiptarët për shqiptarët”, te ajo fleta e bilancit shpirtëror, e kontributit, e dashamirësisë, e solidaritetit, ne jemi një rast unik. Edhe e them këtë me krenari të jashtëzakonshme,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Related

Tags: Erjon Veliaj Elvis Naci
Previous Post

Nga integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor te raportet Kosovë-Serbi, çfarë do të diskutojnë sot liderët europianë në samitin e BE-së në Bruksel

Next Post

Vrasje e dyfishtë në Shkodër, detajet e para si ka ndodhur ngjarja! Kush janë viktimat

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.