Mejson Maunt mund të quhet lojtari më i ri i Mançester Junajtid.
Ylli anglez prej kohësh kishte rënë dakord me “Djajtë e Kuq” për t’u transferuar në “Old Trafford”, por pengesa e vetme ishte Çelsi.
Duket se “Blutë” e Londrës janë dorëzuar më në fund, me 24-vjeçari që shumë shpejtë pritet të veshë fanellën e Mançester Junajtid.
Kjo e fundit do të detyrohet t’i paguajë Çelsit plot 70 milionë euro për shërbimet e Maunt.