Modelja e njohur britanike Naomi Campbell ditën e djeshme është bërë nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa publikoi në Instagram disa foto duke përqafuar të birin, Naomi gjithashtu bëri një shkrim të veçantë.
“I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar jashtë mase dhe je i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke nderove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen”, ka shkruar Naomi në Instagram.
53-vjeçarja gjithashtu dha edhe një mesazh të ëmbël për të gjitha nënat: “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.”
Megjithatë nuk dihet nëse Naomi e ka sjellë vetë në jetë vogëlushin emrin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike apo përmes një nëne surrogate.
Kujtojmë që në vitin 2021 modelja u bë nën për herë të parë, e cila solli në jetë një vajzë.