• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Euro nuk ndal rënien as këtë javë, i afrohet sërish 106 lekëve, Dollari rritet

06/30/2023
in Ekonomi
Euro nuk ndal rënien as këtë javë, i afrohet sërish 106 lekëve, Dollari rritet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Monedha e përbashkët ka shfaqur tendencë rënëse përgjatë gjithë kësaj jave në tregun e brendshëm valutor, pas rritjes së lehtë që shënoi javën e kaluar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye ditën e sotme me 106.44 lekë, nga 107.6 lekë që u mbyll kursi të premten e një jave më parë, kur monedha e përbashkët u forcua përkohësisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që bleu rreth 15 milionë euro valutë me qëllim plotësimin e rezervës së saj valutore.

Në raport me ditën e mëparshme, euro ra me 0.30 lekë.
Rënia e euros në tregun e brendshëm është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i saj në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët u këmbye me 1.084 dollarë, nga gati 1.1 dollarë që ishte një javë më parë, teksa monedha e gjelbër u ndikua nga përmirësimi i treguesve të ekonomisë së SHBA-ve.

Ndryshe nga euro, dollari është mbiçmuar sot në tregun e brendshëm, në linjë dhe me zhvillimet në bursat ndërkombëtare. Një dollar u këmbye sot me 98.15 lekë, ose 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Aktorët e tregut pohojnë se faktori kryesor për euron e dobët vijon të lidhet me ofertën e lartë për valutë dhe kërkesën e dobët për të. Oferta është shtuar me rritjen e aktivitetit turistik të vendit, por gjithsesi ndikimin më të lartë vijon që ta japë valuta informale, që qarkullon në vend.

Me efektet e sezonit që pritet të intensifikohen më tej në javët në vijim, që kulmon në ditët e para të gushtit, euro pritet që të vijojë të ketë tendencë dobësuese.

Gjatë këtij viti, euro është këmbyer mesatarisht me 112.8 lekë, teksa në muajt e parë të vitit u këmbye mesatarisht me 114-116 lekë. Ky është niveli më i ulët historik, ndërsa mesatarja e vitit 2022 ishte gati 119 lekë.

Tendenca e fortë rënëse nisi që në maj. Pas përfundimit të zgjedhjeve euro u rrit përkohësisht për disa ditë, për t’iu rikthyer sërish nënçmimit të fortë./Monitor/

Kursiu

Related

Previous Post

“Pasi vodhën pronat, tani Rama bën sikur lan duart”- Kadastra kthehet online, Vasili: Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen

Next Post

Do të ushtrojë funksionin për 3 vite, zgjidhet me votë unanime kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Ankimimit

Lajme të ngjashme

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

by redaktor2
08/04/2025
0

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo...

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

by redaktor2
07/18/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për...

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

by redaktor2
07/04/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
  • Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për …
  • “Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të …
  • Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Proble…
  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.