Presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë ish presidentit amerikan Bill Clinton.
Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë atij përjetë mirënjohës për gjithçka që ai ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.
“Mirë se vjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, shkruan Begaj.