• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së, sipas Eurostat

07/04/2023
in Sociale
Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së, sipas Eurostat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndërsa ritmet e kërkesave për azil janë ulur ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në raport me 2022, shtetasit shqiptarë vijojnë të përballen me kërkesa të larta për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës. Sipas Eurostat, 1975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas Indisë dhe Gjeorgjisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit. I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia (110) dhe Austria (115).

Europa

Sipas Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2023, ishin 27 880 shtetas nga vendet joanëtare të BE, të kthyer në një vend tjetër (përfshirë në vendet e tjera të BE-së), pas një urdhri për t’u larguar. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm (TM4 2022), kthimet u rritën, por vetëm pak, me 0.4%, por nëse krahasojmë shifrat me të njëjtin tremujor të 2022, kthimet u rritën ndjeshëm, me 37%.

Në të njëjtin tremujor, 111 275 shtetas nga vendet jashtë BE-së, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, që tregon një rënie prej 10%, krahasuar me TM4 2022. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, ky numër u rrit me 24%.

Kthimet e raportuara nga vendet e BE-së

Në rastin e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190. Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve.

Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).

Gjeorgjianët (2 465) kryesuan listën e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, që u kthyen në një vend tjetër, në tremujorin e parë të 2023, të ndjekur nga indianët (2 250), shqiptarët (1 975), turqit (1 365) dhe moldavët (1 250).

Urdhrat për largime të lëshuar nga vendet e BE-së

Në tremujorin e parë të vitit 2023, midis vendeve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj: 37 860 persona, që përfaqësojnë 34% të totalit.

Franca u pasua nga Gjermania (9 905), Holanda (7 500), Italia (6 920), Belgjika (6 470) dhe Greqia (6 350). Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022, Hungaria regjistroi rritjen më të lartë relative të numrit të personave të urdhëruar të largoheshin (+178%), duke u rritur nga 625 në 1740. Për sa i përket shtetësisë së njerëzve, të urdhëruar të largohen nga një territor i një vendi të BE-së, marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245)./monitor

Related

Previous Post

Shifrat e frikshme të pagave të Barçës, katalanasit paguajnë paguajnë 440 milionë euro në sezon

Next Post

Investimet në Ballkanin Perëndimor, BE përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe republikën Sërpska nga grandet e bllokut!

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.