• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Rama shpërndau zarfe me para për pensionistët”/ Berisha: Opozita s’ka përgjegjësi për farsën elektorale, por për rikthimin e votës së lirë

07/05/2023
in Politikë, Slider
“Rama shpërndau zarfe me para për pensionistët”/ Berisha: Opozita s’ka përgjegjësi për farsën elektorale, por për rikthimin e votës së lirë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha në komunikimin e zhvilluar me gazetarët, u shpreh se opozita asnjëherë nuk largohet nga përgjegjësia, por duhet të rikthejë votën e lirë në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Berisha tha se Rama shpërndau zarfe me para për pensionistët.

“Nuk duhet të bëhemi iluzivë, një qeveri që i lejon vetes krijimin e makinerisë së blerjes së votës, të frikës dhe të terrorit një qeveri që shkel çdo parim të kodit zgjedhor, shkel çdo parim. Kjo qeveri nuk dorëzon pushtetin sepse kjo qeveri nuk lë ligj pa thyer për të qëndruar në pushtet. Sot me qindra mijëra shqiptarë presin që opozita duhet t’i japë zgjidhje kësaj, e vërteta është se në këtë infrastrukturë antiligjore të rrënimit të procest zgjedhor, asnjë opozitë nuk i ka dhënë dot përgjigje me votë. Atëherë synohet të ndërgjegjësojë të gjithë ata që besojnë se duhet të qëndrojë për votën e lirë. Shqiptarët e dinë që zgjedhjet po vidhen, ata që njohin mirë procesin nuk mund të fajësojnë opozitën, ai që fajëson me qëllim ai firmos licencën që qeveria të vjedhë zgjedhjet. Opozita nuk mund të bëhet përgjegjëse për një qeveri që nuk respekton asnjë rregull. Të gjithë biem dakord se zgjedhjet janë vjedhur, por mjerisht dhe në mënyrë të padobishme besohet se opozita ka përgjegjësi për këtë. Opozita ka përgjegjësi nëse do të heshte apo nuk do të argumentonte me fakte gjithçka që ndodh. Opozita ka përgjegjësi nëse nuk ngre shqiptarët në një betejë vendimtare për votën e lirë. Nuk mund të ndalojmë ne në Këshillin e Ministrave për të vendosur të shpërndajë zarf për pensionistët. Opozita nuk ndalon dot qeverinë të shpallë rritjen ne rrogave në mes të fushatës elektorale. Çfarëdo që të bëjë opozita nuk ndalon dot zyrat e errëta. Nëse ju më keni ndjekur sigurisht, në të gjithë këtë dramë shqiptare, s’them se opozita nuk ka përgjegjësi, por nëse e vendosi monizmin Rama, e vendosi me Lulzim Bashën. Po e përdor si limon të shtrydhur, si vegël të shpifur. Rama realizoi gjithçka përmes pengmarrjes së Bashës, dhe unë do ju them këtu; mos u çudisni se ai mbase do të braktiste dhe zgjedhjet e 25 prillit, Rama e kishte nën kontroll të plot përmes dosjes. Kapërdirja nga opozita e farsës elektorale të 2021-shit, solli superfarsën e 14 majit.”, tha Berisha.

Related

Previous Post

Luizi nuk e kryeson më listën e më të kërkuarve në internet, ja kush ia kaloi fituesit të ‘Big Brother VIP”

Next Post

Zgjedhja e kreut të ri të PD, Basha vijon fushatën elektorale: Do të bashkojmë forcat që qytetarët të kenë ndikim në qeverisjen e vendit

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.