Kështu, Partizani ka arritur marrëveshje me Teutën për transferimin përfundimtar të portierit, duke i ofruar një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimin e saj edhe për një tjetër sezon.
“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, shkruan klubi i Partizanit.