Kur ka hyrë në Shqipëri, Ahmet Emre Olur është ndaluar në Rinas ku është marrë një vendim për ta dëbuar nga Shqipëria në Turqi. Por, avokati i tij Arben Llangozi ka bërë kërkesë që i riu të marrë azil në Shqipëri, me pretendimin se po u kthye në Turqi i rrezikohet seriozisht jeta.
“Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin Shqiptar , për arsye sepse dëbimi nga shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës. Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqsuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani”, thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik.
Pavarësisht se avokati i tij thotë se ishte gazetar, 26-vjeçari në mediat e huaja cilësohet si “konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Olur kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar m publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.
Por kush është gazetari turk?
Emre Olur ka lindur në vitin 1996 në Bahçelievler të Stambollit. Ai njihet si “konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ky i fundit kishte një kanal në Youtube, i cili vitin e kaluar me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.
Peker thuhet se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arab dhe pas kësaj mendohet që të jetë larguar edhe Olur duke kërkuar azil në Shqipëri.
Profili i Emre Olur në Twitter shkruan si ekspert i sigurisë së informacionit dhe mediave sociale.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...