Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Niko Peleshi dhe Rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë Prof. Dr. Dhimitri Bello zhvilluam një bashkëbisedim me pedagogët.
Kushi siguroi pedagogët që Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet për t’u zhvilluar më tej, e për t’u ngjitur në një nivel të ri.
“Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes z. Niko Peleshi dhe Rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë Prof. Dr. Dhimitri Bello zhvilluam një bashkëbisedim me pedagogët aty rreth nismave dhe politikave tona të reja në fushën e arsimit, por edhe për problemet, sfidat dhe perspektivën e këtij universiteti.
Vendosëm së bashku që e ardhmja e Universitetit “Fan Noli” është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi, për t’iu përgjigjur zhvillimeve, dinamikave dhe nevojave specifike që ka rajoni i Korçës.
Pa dyshim që jo vetëm programet tradicionale ndër vite, por edhe shumë programe të reja inovatore, kanë potencial që të kthehen në një avantazh të qëndrueshëm, jo vetëm për universitetin e Korçës, por për të gjithë rajonin.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet për t’u zhvilluar më tej, e për t’u ngjitur në një nivel të ri, si një katalizator për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor për qytetin e Korçës dhe të gjithë rajonin”, u shpreh