Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas burimeve për Albania Times , bëhet me dije se një autobus është përplasur me një motorçikletë.
Si pasojë e aksidentit raportohet për 2 persona të lënduar, burrë e grua, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motoçikletë.
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që pasagjerët e autobusit vetëm janë tronditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.