Pas shkarkimit nga posti i Ministrit të Brendshëm të Bledi Çuçit, reagon ish-deputeti Lefter Maliqi.
“Ngushëllime Çuç, t’ju rrojë Hajdari i Kuçovës se vet ju mori lumi! Se ç’më kujtove ca shprehje popullore!: -nuk thonë kot ‘të mbyt zullumi’, apo ‘kur i bënë gropën tjetrit bie vet brenda’, apo ‘shkon haka tek i zoti’ etj. etj. Ndaj të shkuara fare Çuç! Të të rrojë Hajdari dhe uroj, ta marrësh me vete, që të shpëtojë Kuçova nga ‘pengu i paaftë’ i Oligarkut Salillari! Të shpëtojë nga zgjedhja e detyruar, që i caktuat ju! Drejtove masakrën elektorale dhe krimin shtetërore në Kuçovë, përdore policinë e shtetit, ndikove, tjetërsove, manipulove, grabite votën dhe mandatin e Bashkisë Kuçovë, në bashkëpunim me segmete të shtetit dhe të krimit, krahë Oligarkut Salillari. Falë durimit e gjakftohtësisë sime, u shmangën perplasjet popullore, se do të kishte gjakderdhje, sidomos ditën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit dhe ju e dini shumë mirë, pasi ishit orkestruesi, madje më keq se në ‘bandën’ politike tuajën në Krujë. Por ler të themi se Kuçova ta dha shtysën drejt gropës me votë, e unë nuk ndërrova shëndetin e njerëzve, me një karrige! Të ftoj Çuç, në debat konstruktiv politik, në cilindo Televizion, nëse ke guxim, të flasim për masakrën elektorale të “14 Majit”, në Kuçovë, por dhe për krimin, korrupsionin, paaftësinë tuaj si Ministër i dështuar në çdo aspekt! Nëse ke ndonjë fije fytyre burrërie të mbetur eja, ne të dy kemi shumë për të folur! Megjithëse ndryshojmë moralisht, se unë kurrë dorën e shtrënguar dhe parë në sy, nuk do e godisja pas shpine! Të pres!”-thotë ai.