Mesfushori Granit Xhaka ka zbuluar arsyet që e çuan të vendoste të largohej nga Arsenali, për t’u bashkuar me Leverkusen.
“Kishte spekulime kudo se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Fakti është se si person jam gjithmonë i interesuar për sfida të reja.
Pas shtatë vitesh, kishte ardhur koha për diçka krejtësisht të re. Kampionati nuk është i ri, por klubi është. Gjatë bisedimeve me Simon Rolfes [drejtorin sportiv] dhe Xabi Alonso, ndjeva se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte i vlefshëm dhe se ishte 100% në përputhje me mua” – tha ai.