Një jetë në skenë, por Zef Deda emocionohet sa herë bëhet fjalë për publikun.
Teksa ka mirëpritur në shtëpi gazetarin Ermal Qori për të zhvilluar intervistë në emisionin e tij N’kohë, Deda rrëfen gjithçka lidhet me rrigëtimin e tij artistik, ndërsa lotët nisin t’i rridhnin kur u pyet se sa i vlerësuar ndihej nga ky vend.
Gazetari- Ju keni një jetë që i keni dedikuar shpirtin artit, kur ktheni kokën pas, a ndjeheni i vlerësuar nga ky vend, apo ishte një fatkeqësi që lindët në Shqipëri?
Deda- Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron- Tha Deda.
Përgjatë intervistës, Deda ka rrëfyer bashkpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.