Nga Aldo Mustafa
Debatet mes deputetëve në kuvend janë gjithmonë në sytë e gazetarëve.
Edhe këtë herë, nuk ka kaluar pa u kuptuar mbiemri që nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj i ka vendosur deputetes demokrate Jorida Tabaku.
Në njç reagim në facebook, Mustafa e quan të turpshme këtë veprim.
“Një ofendim i turpshëm i Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Ermonela Felaj Valikaj, ndaj deputetes së Partisë Demokratike, znj. Jorida Tabaku nuk është thjesht një ofendim “grifshë” siç edhe quan deputeten në fjalë.
Komunikimi i Felaj-t, më shumë se i një politikaneje e aq më keq, Zëvendësekryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ngjason me komunikimin e një edukatoreje në kopësht, të cilës nuk i duhet lënë asnjë përgjegjësi në dorë, pasi efektet në vijim mund të rezultojnë fatale.
Denigrime mes figurave të femrave, ofendime, diferencime të llojeve të ndryshme me karakrer paragjykues nga një e diplomuar e Fakultetit të Drejtësisë, tregojnë se ende pas 30 vitesh, nuk ka asnjë demokratizim në asnjë institucion, proces i rregullimit në mënyrë të vazhdueshme të funksionit të institucioneve dhe gjithfarë aktori tjetër, çfarë bën që në kushte të tilla, demokracia të ekzistojë vetëm në teori.