Ministrja Evis Kushi iu përgjigj pretendimeve se kjo politikë vjen e cunguar, duke u shprehur se:
“Ju thoni që kjo nuk është zgjidhja. Kjo nuk vjen si një politikë e cunguar. Ne të gjithë këtë problematikë nuk po e zgjidhim vetëm me këtë. Të gjitha ato që ju përmendet janë pjesë e zgjidhje, pjesë e paketës.
Pra ne i kemi rritur kuotat, por nuk po i përmbahemi vetëm kuotave”.
Kushi përmendi edhe rritjen e kapaciteteve, cilësisë dhe projekteve të universitetit.
“Rritja e pagave është politika më e freskët e kësaj qeverie. Rritja më e ndjeshme e pagave është pikërisht për mjekët. Edhe në kohën kur ishim në vështirësi të mëdha, në pandemi, nuk u ndal rritja e pagave. Ai ka qenë prioritet.
Punësimi me meritokraci, portali “Mjekë për Shqipërinë” padyshim që i nxit mjekët që të punojnë në Shqipëri. Ky është punësimi me meritokraci.
Pak më parë kolegu diskutoi për detyrimin që mund të kenë disa studentë të diplomuar të punojnë në zona të largëta. Si do t’i plotësojmë nevojat në zonat e largëta? Cila është alternativa që ofroni ju.
MSHMS jep bonus për të gjithë ata mjekë të rinj që pranojnë të punojnë në zona të largëta. Kemi detyrimin t’i plotësojmë kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Nuk mund të penalizohen zona pse zona të vështira.