• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gati në vjeshtë shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Dyfishuam kapacitetet për 750 nxënës; Turizmi në Tiranë, rritje të jashtëzakonshme

07/11/2023
in Slider, Sociale
Gati në vjeshtë shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Dyfishuam kapacitetet për 750 nxënës; Turizmi në Tiranë, rritje të jashtëzakonshme
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë është drejt përfundimit dhe në vjeshtë do të presë 750 nxënës në mjediset e reja. Me rindërtimin pas tërmetit edhe të kësaj shkolle, pjesë e paketës së dytë të shkollave të reja që po ringrihen në Tiranë, gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndoqi sot punimet për rindërtimin e shkollës, si pjesë e projektit EU4schools, të mbështetur nga PNUD dhe BE, e vuri theksin te nevoja që ka kryeqyteti për të rinj, që zgjedhin t’i përshtaten profesioneve të së ardhmes, ku ndër më kryesoret me rritjen e fluksit të turistëve, janë turizmi dhe guidat turistike.

“Do bëjmë maksimumin që ta mbajmë fjalën në vjeshtë, pra sigurohemi të kemi një ambient fantastik, jo vetëm sepse është shkolla e radhës, por edhe për faktin se është një shkollë speciale. Sot jemi në një situatë ku turizmi në Tiranë do të thyejë rekordet e vitit të kaluar. Nëse vjet patëm 4-5 milionë turistë, po i afrohemi 6 milionëshit dhe ndoshta do e tejkalojmë deri në fund të verës dhe me pushimet e dimrit. Kur shikon që një pjesë e madhe e kontigjentit që po punon sot në turizëm, në fakt nuk janë shqiptarë sepse nuk e përballon dot kapaciteti i krahut të punës, – shikon disa nga guidat turistike ku janë vetë të huaj, britanikë, suedezë që bëjnë orientimin në Tiranë, – do të thotë se nevoja në treg për të pasur këtë lloj talenti të çunave dhe gocave që janë të aftë të flasin disa gjuhë, që njohin qytetin, historinë, është e jashtëzakonshme”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi prindërit të orientojnë fëmijët drejt trendeve të reja të vendeve të punës, ku turizimi është ndër më të kërkuarit. “Përveçse dua që të promovojmë shkollën si ndërtim dhe infrastrukturë, duhet ta promovojmë shkollën edhe për regjistrimet, për të gjithë ata që duan të punojnë në këtë industri të turizmit, të aftësohen në 3-4 gjuhë dhe duan që të jenë të dobishëm për punët e së ardhmes, – të cilat nuk do jenë më në fasoneri e tekstil, por do jenë gjithnjë e më shumë në turizëm dhe IT. Duke qenë se shkolla do ketë kapacitet më të madh, do të kalojmë në 750 vetë, ftesa për të gjithë prindërit, edhe nëse vijnë nga rrethet, tani që po rregullojmë edhe konviktet e reja, është që të synojmë shkolla si “Asim Vokshi”, si një mënyrë për të jetuar një jetë dinjitoze me një rrogë të mirë, me punë që sot Tirana i ka më bollëk”, u shpreh ai.

Veliaj tha se këtë vit do të mbyllet paketa e re e shkollave, ndërsa një tjetër do të bëhet gati për vitin tjetër arsimor. “Janë shkollat “Asim Vokshi”, “Emin Duraku”, “Besnik Sykja”, “Musine Kokalari”, “Lekë Gjiknuri”, pra edhe këtë vjeshtë kemi një buqetë tjetër shkollash dhe jo vetëm ne si Bashki, por edhe kolegët e PNUD e BE e kanë merak, që këtë vit ta mbyllim këtë paketë dhe pastaj të fillojmë paketën finale, që është paketa tek Astiri dhe Kopshti Botanik,” e mbylli ai fjalën e tij.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi: Sot nuk jemi në emergjencë, por detyra jonë është t’i paraprijmë

Next Post

“Nuk e mendoja kurrë se do të martohesha me të”/ Rita Ora flet për njohjen me regjisorin: Pas 5 vitesh miqësi, kisha hequr dorë nga…

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.