Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vite burg Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me nga 1 vit shërbim prove dy ish-nën drejtorët, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 8 muaj ‘shërbim prove’ për policët.
Ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.
Përplasja me armë ndodhi për shkak të një konflikti për zgjedhjet.