Kryeministri Edi Rama në një bisedim për qytetarët tha se votimi i Kuvendit pro kërkesës së arrestimit për Arben Ahmetajn, tregoi qëndrimin e palëkundur të mazhorancës për reformën në drejtësi.
“Sot ne votuam një kërkesë së SPAK për ta autorizuar arrestimin e një deputeti që ka mbajtur poste të larta. Ky i ish zyrtarit të lartë ishte një test tjetër për ne, si nismëtar i reformës në drejtësi, udhëheqës të asaj dhe garant të palëkundur. Kush më ka dëgjuar besoj se do e mbajë mend që e kam kërkuar me ngulm”, tha Rama.