Kryeministri Edi Rama deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Në një dalje për mediat, Rama tha se u vunë përballë një dosje voluminoze nga prokuroria sa i takon rastit ku implikohet Ahmetaj.
Ai tha se ndaj edhe për këtë fakt u votua pro heqjes së imunitetit.
“Arben Ahmetaj nuk është njeri i panjohur dhe as bashkëpunëtor i largët, por një nga bashkëpunëtorët me të cilët kam bashkëbiseduar dhe folur më shumë në telefon. Nuk më takon mua të them nëse është faktor apo i pafajshëm. Rasti i sotëm ishte si ai rasti që duhej miratuar. Ndryshe si atëherë kur prokuroria erdhi si lexuese gazetash pa bërë hetim, këtë herë na u vu me dosje voluminoze. Ajo dosje krijon përshtypje se ka dyshime të mjaftueshme për të mos ndaluar autorizimin nga SPAK. Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin korrekt. Që është rast fajësie apo pafajësie. Nuk mbyllet e udhës ky mesazh, që të vendos disa pika mbi i. Kjo që kam zgjedhur, është rruga e përbashkët e shqiptarëve. Janë përjetimet e fuqisë që i është dhënë një individi. Fati i rrugës së përbashkët është një; i përcaktuar nga e përbashkëta e jetës sonë.”, tha Rama.